Faqja zyrtare e Gjibraltarit: Kosova është nga skuadrat më në formë, veçohen tre futbollistë

Kosova nesër do të luajë ndeshjen e parë miqësore pas një kohe të gjatë.

Kundërshtar i Dardanëve do të jetë, Gjibraltari, shkruan Gazeta Olle.

Këta të fundit sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, para duelit nesër që zhvillohet nga ora 18:00.

“Gjibraltari dhe Kosova ndajnë një pjesë unike të historisë së futbollit. Dy federatat e Futbollit u bënë Anëtare e FIFA-s në kongresin e 66-të të FIFA-s në Mexico City me 13 maj 2016”, shkruan faqja zyrtare e Kombëtares së Gjibraltarit.

Tutje, në shkrim është folur për ecurinë e Kosovës ku në 16 takime kanë vetëm një humbje, por kanë përmendur edhe disa nga lojtarët e Kosovës që shquhen për lojën e tyre.

“Kosova ka humbur vetëm një nga 16 takime e fundit madje ndaj Anglisë 5-3. Ata kanë futbollistë që luajnë në ligat të forta në Evropë si Vedat Muriqi në Fenerbahce, Arijanet Muric në Manchester City por i huazuar te Nottingham por edhe Valon Berisha mesfushori që luan te Lazio në Serie A”, shkruhet në njoftimin zyrtar nga Federata e Futbollit e Gjibraltarit./GazetaOlle