Faqja e Lazios kritikon Canën dhe përqesh Kombëtaren e Shqipërisë

Faqja e madhe e Lazios në Facebook, “Io Tifo Lazio”, ka bërë një shkrim pëqeshës për Kombëtaren e Shqipërisë, gjatë kritikave për paraqitjen e Lorik Canës në ndeshjen kundër Juventusit sonte.

“Ai nuk mund ta mbulojë Tevezin. Pa besim, duke shikuar këmbët e tij pas çdo hapi, të bën të kuptosh që ai nuk di të pozicionohet. “Por ai luan mbrojtës te Shqipëria” – Kjo Përfaqësuese nuk është kualifikuar kurrë në ndonjë kampionat që nga viti 1930. Ju s’mund ta luani këtë sport”, ka shkruar kjo faqe, trasnmeton Gazetaolle.com.

Ky shkrim ka irrituar në masë të madhe shqiptarët, derisa pas disa minutave është fshirë edhe nga vet faqja.