Fantastike: Volejbollistët e Lubotenit dhurojnë shumën e fituar në kuiz për bashkëlojtarin e lënduar brazilian!

Volejbollistët e KV Lubotenit, ishin të ftuar në emisionin e moderatorit Besim Dina, “Oxygen Shoë” mbrëmë.

Ata morën pjesë në kuizin e këtij emisioni, përcjellë Gazeta Olle.

Shuma që e fitoi Luboteni ishte 550 euro, derisa 50 euro ua shtoi Dina për të kompletuar 600-shen, kur volejbollistët treguan se si do t’i shpenzojnë këto para.

Ata vendosën që shumën e fituar në kuiz t’ia dhurojnë bashkëlojtarit brazilian, Hunio.

Ky i fundit kishte pësuar një lëndim të rëndë dhe ishte detyruar të operohej.

Kësisoj, 600 eurot do t’i ndihmojnë brazilianit për t’u rehabilituar.

Gjest fantastik nga volejbollistët e Lubotenit, që dëshmon atmosferën familjare në skuadër. /Gazeta Olle/