Fantastike: Skuadra kosovare dhuron 10 mijë kg miell për familjet në nevojë

Në kohën kur Komuna e Malishevës është në karantinë për shkak të COVID-19, dhe si pasojë furnizimi me ushqime është bërë më i vështirë për familjet në nevojë, klubi i futbollit “Malisheva, përkatësisht donatorët e klubit kanë dhuruar sot 10 mijë kilogram miell për këto familje.

Donacioni është dorëzuar në Shtabin Emergjent të Komunës së Malishevës, në mënyrë që shpërndarja të shkojë saktësisht të këto familje.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se shpërndarja e miellit do të bëhet në ditët në vijim, sipas listës së familjeve në asistencë sociale.

Ky nuk do të jetë donacioni i fundit, pasi pronarët e këtyre dy kompanive kanë thënë se do të vazhdojnë të sjellin edhe donacione tjera në ushqime dhe gjëra elementare për familjet në nevojë.