Fantastike: Shikoni gjestin fantastik të Maguire pas takimit (Video)

Anglia ka fituar në takimin e sotëm ndaj Kosovës me rezultatin 4:0.

Në “Fadil Vokrri”, ishte humbja e parë e Kosovës para publiku vendas, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United i ka dhuruar një tifozi fanellën e tij.

Në këtë ndeshje, Anglia ishte mikpritur mjaft mirë nga publiku vendas.

Madje gjatë himnit të Anglisë tifozët kosovar kanë mbajtur flamuj të tyre në duar.