Fantastike nga Parisi: Akil Gjakova fiton medaljen e artë

Akil Gjakova ka shkruar historinë. Xhudisti kosovar ka fituar medaljen e artë në Grand-Slamin e Parisit.

Ai ka rrëmbyer medaljen e artë pas fitores në finale ndaj Lasha Shavdatuashvili.

Kjo ishte medalja e tretë këtë vit për Akilin.

Në gjysmëfinale xhudisti kosovar e mposhti atë nga Mongolia, Tsend Ochir.

Xhudisti kosovar ka fituar dy medalje në këtë fillim vit, pas të argjendtës që e rrëmbeu në turneun grand prix në Tunizi muajin e kaluar.

Ndërkohë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kilogramë. Me kaq, Kosova i siguron dy medalje nga turne më i rëndësishëm grand slam në xhudo në botë.

Fatkeqësisht, Nora Gjakova humbi në rundin e dytë dhe u eliminua nga ky grand slam duke mbetur pa medalje