FANTASTIKE – Habib Vuçitërna nga Rahoveci, triumfon ndaj boksierit serb

Boksieri i ri nga Rahoveci, Habib Vuçitërna, ka arritur të bëjë krenar gjithë popullin shqiptar, pasi ka arritur të mposhtë bokserin serb, Miro Rakic.

Dueli u zhvillua në Austri, ku edhe bokseri nga Rahoveci u përball me bokserin serb në kategorinë e rëndë 91+ kilogram.

Meçi u fitua nga Habib Vuçitërna në pikë, i cili edhe ishte larg më i mirë në këtë duel sipas gjyqtarëve, pasi dominoi në të gjitha raundet.

Ky nuk është suksesi i parë i bokserit rahovecian, pasi ai edhe më parë ka arritur të fitojë duele.