Fantastike: Atleti kosovar fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

Atleti Muhamet Ramadani ka shkëlqyer edhe në kampionatin ballkanit U-20 që po mbahet në Stamboll.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Federata Atletike  e Kosovës ka bërë të ditur se Ramadani ka fituar medaljen e artë në hedhje të gjyles në ambiente të mbyllura, shkruan Gazeta Olle.

Pas kosovarit, u renditen Yersel i Turqisë dhe Gennikis nga Greqia.

Ndërsa, atleti tjetër nga Kosova, Alaudin Suka u renditë në pozitën e shtatë në këtë kampionat evropian.