“Fadil Vokrri” rrugës për t’u prishur si “Adem Jashari”, terreni te portat si në Pozhoran!

Kështu siç ka nisur, edhe stadiumi “Fadil Vokrri” mund të ketë fatin e njëjtë me “Adem Jasharin” e Mitrovicës, që pas rinovimit ishte shkatërruar nga mos-mirëmbajtja.

Një gjë e tillë mund të thuhet për fushën e impiantit kryeqytetas, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo vlenë për pjesët para portave, ku tashmë nuk ka bari fare!

Në zonën ku rrinë portierët bari është eliminuar totalisht, gjë që u vërejt shumë në sfidën Prishtina-Drenica (2:1), që u zhvillua mbrëmë.

Kujtojmë që UEFA kishte kritikuar Federatën e Futbollit të Kosovës për gjendjen e fushës së “Fadil Vokrrit” edhe para dy ndeshjeve të marsit.

Organi qeverisës i futbollit evropian i kishte kërkuar FFK-së përmirësimin e gjendjes së fushës, në të kundërtën Kosova nuk do t’i luante sfidat ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë në impiantin kryeqytetas.

Mbetet të shihet nëse do të ndërmerret ndonjë masë përsëri. /Gazeta Olle/