Fadil Vokrri pësoi sulm në zemër, ndërroi jetë para se të dërgohej në QKUK

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar pë Gazetën Olle nga familjarë të tij.

Vokrri ka pësuar një sulm në zemër.

Ai u dërgua me urgjencë drejt QKUK-së, mirëpo aty mbërriti pa shenja jete.

Vokrri ka mbërritur në QKUK rreth orës 10:30, por pa shenja jete.

Kujtojmë që Vokrri ishte 57 vjeçar dhe më 23 qershor do të mbushte 58. /Gazeta Olle/