Fadil Vokrri e ka një urim të veçantë për këtë figurë të futbollit

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, e ka uruar përmes një telegrami, rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, përcjellë GazetaOlle.com.

Urimet për rizgjedhjen në krye të FSHF-së të Presidentit Duka edhe për katër vitet e ardhshme, i ka përcjellë edhe Presidenti i Federatës së Kosovë, Fadil Vokrri.

“Në emrin tim personal, por edhe të Federatës së futbollit të Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për rizgjedhjen tuaj në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dëshiroj të konfirmoj edhe njëherë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm. Shumë suksese në punën tuaj në të ardhmen”,- shkruan Vokrri në urimin e tij.

Prezent në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së në 7 shkurt, ishin zv.presidenti Agim Ademi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Eroll Salihu. /Gazeta Olle/