Fadil Rama ka diçka për skuadrat që duan t’i ikin barazhit

Fadil Rama është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Trepçës ’89, duke e konsideruar këtë pikë si të rëndësishme për Drenicën në luftën për titullin kampion.

“Ishim gati për të luajtur lojë të hapur dhe për të kërkuar fitore. Fusha ishte një problem për ne e po ashtu edhe 89-shi dihet se ka skuadër të fortë. Kemi marrë pikë të rëndësishme dhe jemi stabilizuar mirë në tabelë”, deklaroi Rama për “Supersport”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai përgëzoi në fund futbollistët e tij për angazhimin në ndeshjet e fundit.