“Fabrikë talentësh”, tre lojtarë të SHF Kurda, shpallen më të mirët në U13, U15 dhe U17

Shkolla e Futbollit “Kurda” është duke u shndërruar në fabrikë talentësh.

Këtë e tregon përzgjedhja e laureatëve në Lidhjen Rajonale të Prishtinës, ku nga katër çmime, tri i fituan talentët e kësaj shkolle.

Muhamet Hyseni u shpall më i miri për U17, Abin Stublla për U15 dhe Yll Tupalla U13, të gjithë nga SHF Kurda, shkruan Gazeta Olle.

 

Për U11, u shpall talenti i Besëlidhjes Aurel Limani, që kaloi lojtarin e Kurdës, Verilind Hertica.

received_422522101472095received_422522108138761received_422522084805430

 

loading...