Fabinho nuk di gjë për transferim

Mbrojtësi i Monacos, Fabinho spekulohet se kërkohet nga Barcelona, mirëpo ai nuk planifikon të largohet nga klubi francez.

Mbrojtësi i Monacos, Fabinho nuk mendon të largohet nga klubi përkundër spekulimeve rreth transferimit në Barcelonë.

Fabinho është përmendur si objektiv i gjigantit katalan, mirëpo ai ka insistuar se është i përqendruar vetëm tek klubi francez.

“Kam lexuar në gazeta se më përcjellin shumë skuadra por nuk kam zhvilluar asnjë kontakt. Jam i përqendruar vetëm tek Monaco, dua të mbetem këtu”, deklaroi ai.

“Barcelona? E kam lexuar në gazetë, por qarkullonin edhe shumë emra të tjerë”, theksoi Fabinho.