Eva largohet nga Chelsea

Eva Carneiro mund të konsiderohet tashmë si ish te Chelsea. Kjo sepse doktoresha është larguar përfundimisht nga klubi ‘blu’, sipas “BBC”. 

Vendimi i Evas ka ardhur pas konfliktit me trajnerin Jose Mourinho, që ka ndodhur gjashtë javë më parë.

Menjëherë pas konfliktit me Mourinhon, Eva është sulmuar edhe nga mediat angleze rreth jetës së saj private, ku flitej edhe për një lidhje me mbrojtësin Branislav Ivanoviç, prandaj ajo nuk e ka përballuar presionin e madh dhe ka vendosur të largohet nga “Stamford Bridge”. /Olle