Europa League: Berisha e shokon Strakoshën, kalojnë tutje edhe Marseille, Atletico dhe Arsenal

RB Salzburg ka arritur të fitojë në ndeshjen e dytë me rezultat 4:1 ndaj Lazios.

Austriakët e Valon Berishës kaluan tutje pasi në ndeshjen e parë kishin humbur 4:2.

Marseille ka fituar 5:2 duke e shlyer rezultatin nga ndeshja e parë 1:0.

Arsenal barazoi 2:2, kaloi tutje pasi në ndeshjen e parë fitoi 4:1.

Atletico edhe pse humbi në fund kaloi tutje, falë rezultatit të favorshëm në dy ndeshje. /Gazeta Olle/