Eugen Saraçini takohet me njeriu i parë të hendbollit botëror (FOTO)

Njeriu i parë i hendbollit kosovar, Eshref Saraçini takon presidentin e IHF-it, dr. Hassan Moustafa.

Gjatë zhvillimit të Kampionatit të shteteve nënzhvillim për meshkuj që u zhvillua në Bullgari, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës Eugen Saraçini, i cili ishte pjesë zyrtare e pjesës finale, u takua me njeriun e parë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit dr Hassan Moustafa.

Gjatë bisedës ssë tyre u shkembyen shumë mendime lidhurt me avancnimin e hendbollit kosovarë e me theks të përfaqësueseve dhe shkollimit te trajnerëve dhe gjyqatrëve.

Presidneti Saraçini gjatë takimit dha propozimin që IHF të organizon Kampionatin e njejte edhe tek femrat dhe i ofroi mundësin që Kosova te jetë nikoqire, duke u referuar në atë se Kosova ishte nikoqire edhe e Kampionatit të parë për meshkuj para dy viteve në Prishtinë dhe Gjakovë.

Gjatë Kongresit të fundit në Soçi të Rusisë IHF-i gjegjesisht dr Hassan Moustafa i dha mirënjohje FHK-së për organizim të shkelqyshem të Kampionatit të parë të shteteve në zhvillim që e pati organizua FHK-ja.

Saraçini takon presidentin e IHF-it, Moustafa