Etrit Berisha optimist para sfidës me Islandën

Portieri i kombëtares së Shqipërisë ka folur për mediat në prag të sfidave të muajit qershor.

Etrit Berisha ka qenë lojtari i radhës që është intervistuar para sfidës me Islandën për të cilën ai shpreson se kuqezinjtë mund të marrin një rezultat pozitiv.

“Kemi përballë një kundërshtar direkt për kualifikim siç është Islanda, çka do të thotë shumë për moralin dhe vetëbesimin e ekipit”, deklaroi Berisha. “Do të mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë ndeshje dhe të shohim. I kemi cilësitë e duhura për të marrë një rezultat pozitiv. Mendoj që Islanda, përveç lojës në ajër, ka dhe cilësi të tjera”. “Gjithsesi, jemi në këtë periudhë ku e kemi në konsideratë këtë gjë”.

Berisha pritet ta fillojë këtë ndeshje si titullar pasi në këtë grumbullim mungon Thomas Strakosha i cili është i lënduar.