Etrit Berisha me ide fantastike, dëshiron të hapë një shkollë futbolli në Kosovë

Etrit Berisha shpreson të hapë një shkollë futbolli në Kosovë.

Portieri i Atalantas u shpreh në një intervistë për “Gazzeta dello Sport” se e sheh të ardhmen të lidhur me futboll, përcjellë Gazeta Olle.

Ai nuk e mohoi faktin që do t’i pëlqente të hapte një shkollë futbolli në vendlindje.

Kujtojmë që Etrit Berisha është prodhim i klubit prishtinas, 2 Korriku.

“Me çantën në shpinë dhe duke kërkuar për të zbuluar talente. Shpresoj të kem hapur një shkollë futbolli në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Ai nuk e harron klubin verdhekaltër dhe e viziton shpesh. /Gazeta Olle/