Eto’os mund t’i bashkangjitet Ronaldinho

Skuadra modeste turke, Antalyaspor, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Kameruni, Samuel Eto’o ndërsa është në kërkim të Ronaldinhos.

Eto’o do të kalojë në futbollin turk nga Sampdoria, te e cila skuadër qëndroi për vetëm 6 muaj.

Ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, tani ka mbërritur në Turqi, për t’iu bashkuar skuadrës së re, ku është pritur nga një numër i madh tifozësh.

Atij mund t’i bashkangjitet edhe shoki i tij Ronaldinho që një kohë kanë luajtur së bashku te Barcelona. Ditëve në vijim pritet zhvillime të reja.

Kur ke një tifozë të flaktë sikur ky klub angelz