Eto’o drejt Turqisë, e do Antalyaspor

Sulmuesi i Sampdorias, Samuel Eto’o thuhet se është afër për tu bashkuar me klubit turk Antalyaspor.

Presidenti Massimo Ferrero e ka konfirmuar javën e kaluar se Eto’o ka gjasa për ta lënë skuadrën vetëm pas gjashtë muaj në Serie A.

Sipas ‘aksam.com’ në Turqi , një thirrje me video me drejtorët e Antalyaspor ka bërë që lojtari të bie dakord për kushtet dhe për një transferim të mudshëm.

Legjenda 34 –vjeçare e Kamerunit ka kontratë me Sampdorian deri në qershor 2018 por mund të bien dakord me një ndërprerje me pëlqim të dyanshëm, për të nënshkruar kontratë tre vjeçare me Antalyaspor.