Eto’o bllokon publikimin e librit-porno

“Hakmarrje porno, futboll, seks dhe para”. Ky është titulli i librit pornografik mbi Samuel Eto’o.

Libri duhet të kishte dalë sot në shitje në Francë, nëse ish-sulmuesi i Interit nuk do të kishte bllokuar shpërndarjen. Botimi mban firmën e ish-it të futbollistit, Natalie Koah. Sipas mediave ndërkombëtare,

Natali ka zbuluar anët më intime të jetës së lojtarit kamerunas, por ky i fundit e ka çuar atë në sallën e gjyqit për “shkelje të së drejtës private”. Polemikat gjyqësore mes Koah dhe Eto kanë filluar që në vitin 2013, kur ish-sulmuesi i Barcelonës e akuzoi atë për mashtrim dhe vjedhje.

Një vit e gjysmë më parë, ishte pikërisht ajo që e akuzoi atë për përhapjen e fotove pornografike në internet. “I shthurur, pa kufij, amoral dhe i paskrupullt”,-ky është apeli i Natalie Koah që pretendon se është mbajtur e “burgosur” për shtatë vjet, shkruan gazeta italiane “Corriere dello Sport”