Espanyol – Barcelona, rezultat që nuk pritej

Skuadra e Barcelonës është befasuar teksa ka barazuar me Espanyolin 1:1.

Ndeshja në fjalë i takon xhiros së 22-të të La Ligas.

Gerard Moreno shënoi në portën e Barcelonës duke kaluar në avantazh vendasit me rezultat 1:0 në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ky gol erdhi në minutën e 66-të.

Barcelona e barazon rezultatin në 1:1 kur në minutën e 83-të shënoi Gerard Pique.