Është në grupin e Kosovës: Shqipëria U21 mposhtet keq në “Niko Dovana”

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka pësuar humbje të lartë, 4-0 ndaj Austrisë U21.

Djelmoshat e drejtuar nga Alban Bushi janë dorëzuar në 10-të, minutat e para të ndeshjes duke pësuar dy gola.

Raguz (6’) e Lovric (9’) ishin shënuesit e Austrisë për epërsinë fillestare.

Kurse në pjesën e dytë, Austria shënoi edhe dy gola me Baumgartner (72’) e Lovric (73’).

Me këtë humbje Shqipëria tashmë gjendet në vendin e pestë në grup me dy pikë pas pesë takimesh.

Kurse në grupin e njëjtë është edhe Kosova U21 që sot luan ndaj Anglisë.