Është momenti i Ballkanit, edhe skuadra juniore në vendin e parë: Ja tabela e plotë

Skuadra e Ballkanit është ekipi i momentit në futbollin kosovar.

Pasi kjo skuadër është lidere e Superligës së Kosovës në futboll, është edhe ekipi U-19 i kësaj skuadre që gjendet në pozitë të njëjtë, shkruan Gazeta Olle.

Juniorët e Ballkanit së fundi kanë mposhtur Vëllznimin me rezultatin 4:1.

Pas 12-të xhirosh, Ballkani U-19 tashmë numëron 29 pikë në krye të tabelës.

Kurse pas tyre vjen skuadra e Llapit me tre pikë më pak./GazetaOlle