Esat Mala i shënon Ilir Avdylit në Superkupën e Shqipërisë

Në “Elbasan Arena” po zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë.

Partizani dhe Kukësi po luajnë baras 1-1, shkruan GazetaOlle.

Golin e parë e ka shënuar Esat Mala në minutën e gjashtë për Partizanin, ndaj portierit kosovar, Ilir Avdyli i cili mbron portën e Kukësit.

Mala ishte pjesë e Ballkanit të Suharekës dy vite më parë.

20 vjeçari gjatë kësaj verë është përfolur për një transferim jashtë Shqipërisë por që deri më tani nuk ka ndodhur.

Golin mund ta shikoni KËTU: