Esat Mala: Ëndërroj të luajë për Kombëtaren Shqiptare

Esat Mala ishte mes futbollistëve më të mirë të Partizanit në titullin kampion të fituar në edicionin e kaluar.

Kosovari luajti në cdo rol e shënoi gola në sfidat kryesore, duke drejtuar Partizanin drejt titullit kampion, përcjellë Gazeta Olle.

Në “Zona Gol” në Shqipëri, ai foli rreth ëndrrave dhe dëshirave për karrierë.

“E kam ëndërr që të luajë dhe të vesh fanellën e Kombëtares A, si çdo lojtar i Shpresave”, deklaroi Mala.

Ëndrra ime është të luajë në një ligë të fortë europiane dhe në Ligën e Kampionave”, shtoi ai.

Mala është mes futbollistëve më të mirë kosovarë në Shqipëri. /Gazeta Olle/