Eros Grezda shënon dy gola në Kroaci

Mesfushori kosovar, Eros Grezda, ka shkëlqyer sot në elitën e futbollit korat në fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

Grezda ka shënuar dy gola në fitoren e kësaj skuadre në shtëpi në derbin lokal ndaj NK Zagreb, transmeton Gazetaolle.com.

Kujtojmë se Grezda më parë ka luajtur për Ramiz Sadikun në Kosovë. Ai është 20-vjeçar derisa dallohet për shpejtësinë e tij.

Lokomotiva pas javës së 17-të ndodhet në pozitën e pestë me 23 pikë. (Gazetaolle.com).