Eroll Salihu për Stadiumi Nacional: Komuna e Prishtinës ka ngecur

Stadiumi i ri Nacional i Kosovës do të ndërtohet në fshatin Korreticë të Drenasit, transmeton GazetaOlle.com.
Në fillim është pritur që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës, por tashmë është vendosur që ai të ndërtohet në Drenas.

ffk reklama
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka ngecur me gjetjen e lokacionit. “Mendoj se Komuna e Prishtinës ka mundur që të reagojë më herët në gjetjen e një lokacioni. Konsideroj se Komuna ka çaluar në këtë aspekt”, ka thënë Eroll Salihu.
Kujtojmë se Stadiumi Nacional është premtuar që nga viti 2014.
Ky stadium do të ndërtohet me ndihmës e Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë ë Kosovës. /Gazeta Olle/

eroll-780x439

stadiumi nacional

stadiumi3