Ernesto Valverde reagon pas fitores së vështirë në ”La Ceramica”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka reaguar pas fitores së sontme të skuadrës së tij.

Barcelona triumfoi përballë Villarealit me rezultat, 2:0 në ”Estadio de la Ceramica”, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Golat për katalunasit i shënuan Luis Suarez dhe Lionel Messi në pjesën e dytë.

Dhe pas ndeshjes, ka reaguar Valverde, i cili thotë se skuadra e tij ka pasur durim.

Messi

”Ne kemi pasur durim. Në fillim, ishte shumë e vështirë për ne”.

”Gjithashtu, kishim ca dobësi në duelet, një kundër një sepse Raba dhe Bakambu ishin shumë të shpejtë. Në fund ne fituam”.

”Villareali i krijon shumë lehtë hapësirët. Nëse ne e humbisnim topin, Bakambu reagonte shpejt dhe mbrojtja jonë mund të shmangej lehtë”.

”Ishte e rëndësishme të fitonim sot. Ishte një ndeshje e vështirë, pasi që të luash në ‘Ceramica’ nuk është e lehtë”, u shpreh Valverde. /Gazeta Olle/

Ter Stegen