Ernesto Valverde barazon rekordin e Pep Guardiolas, por një trajner tjetër e mbanë primatin në këtë drejtim 12/01/2018 La Liga, Ndërkombëtare Ernesto Valverde e ka barazuar ecurinë pa humbje të Pep Guardiolas te Barcelona. Këtë, trajneri aktual i Barçës, e arriti në fitoren e djeshme ndaj Celta Vigos me rezultat, 5-0, transmeton ”GazetaOlle.com”. Valverde tashmë nuk njeh humbje në 28 ndeshjet e fundit te klubi katalunas, me 22 fitore dhe 6 barazime. Kështu, ai e barazon rekordin e dytë më të mirë në histori në krye me Pep Guardiolan, me 23 fitore dhe 5 barazime në sezonin, 2010/11. Megjithatë, në krye të listës është Luis Enrique, i cili në sezonin, 2015/16 arriti 32 fitore dhe 7 barazime në një ecuri prej 39 ndeshjeve pa humbje. Valverde e ka drejtuar Barcelonën këtë sezon pa humbje në La Liga, në Kupë si dhe në Champions League. Humbjet e vetme që Barcelona i ka pësuar këtë sezon janë në Super Kupën e Spanjës në ndeshjen e parë, ku pësoi humbje me rezultat, 1-3. Dhe më pas humbja në Bernabeu me rezultat, 0-2. /Gazeta Olle/