Ernest Gjoka rrëfen takimin me drejtuesit e Dritës

Ernest Gjoka ishte trajneri tjetër shqiptar me të cilët biseduan drejtuesit e Dritës së Gjilanit.

Ish-trajneri i Flamurtarit të VLorës, Kukësit, Vllaznisë etj, ka rrëfyer për takimin e mbrëmshëm në Tiranë.

“Dje patëm një takim me drejtuesit e Dritës, folëm dhe diskutuam për gjërat e skuadrës, tashmë i takon drejtuesve të klubit të bëjnë përzgjedhjen e tyre për trajnerin e ardhshëm!”, ka thënë Gjoka për “GazetaOlle.com”.

Drita ka biseduar mbrëmë edhe me Shpëtim Duron, i cili i tha Gazetës Olle se përgjigjen Dritës do t’ia japë brenda dy ditësh.

Gjilanasit kanë mbetur pa trajner prej largimit të Bekim Isufit, pas humbjes së fundit nga Llapi.

Gjoka-4