Erdin Hashani shpallet trajneri i vitit 2018 në Kamenicë

Trajneri i ri, Erdin Hashani, e ka përmbyllur një gjysmë-sezon pozitiv me ekipin e Dardanës në Ligën e Dytë.

Puna e tij është vlerësuar nga Komuna e Kamenicës, përcjellë Gazeta Olle.

Ai është shpallur si trajneri më i dalluar i vitit 2018.

Hashani e ka postuar shpërblimin në Facebook, duke marrë edhe urime.

Mbetet të shihet nëse ai dhe skuadra e tij do t’i plotësojnë pritshmëritë për t’u inkuadruar në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/