Erdin Hashani: Kampionati duhet të anulohet!

Trajneri i futbollit vendor, Erdin Hashani, mendon që kampionati 2019/20 i futbollit duhet të shpallet i anuluar.

“Olle” ua përcjellë më poshtë postimin e tij.

“Ka shume faktor pse nuk duhet te vazhdoje kampionati e te anulohet !!!

– Se pari ne nuk i kemi kushtet e punes si te Gjermanis, Italis apo edhe Spanjes e Anglis.

– Se dyti te gjitha keto skuadra ne keto shtete qe i permenda kane kushte per grumbullim e futbollistave dhe qe te rrine ne karantine, dmth secila skuader e ka hotelin e vete, e kompleksin e stervitjeve. E tek ne asnje skuader se ka hotelin e vete dhe asnje skuader nuk e ka kompleksin e stervitjeve.

– E treta lojtaret e superliges nuk munden me i perballu ndeshjet qe te luhen cdo te diele edhe te merkure, sepse ketu tek ne skemi asnje skuader qe investon ne vitamina aq sa investojn skuadrat e shteteve evropiane, qe te rikuperohen aq shpejt. Do te kete shume lendime te futbollisteve, dhe a thu sa do te merren ekipet me lendimet e tyre qe te rikuperohen, perveq nese je lojtar kyq i ekipes se ndryshe harrohesh.

– E karerta dje filloj kampionati gjerman dhe nga 6 ndeshje u lenduan 8 lojtar keshtu qe akoma pa fillu mire filluan lendimet, shembull e kemi edhe Romen qe ju kane lendu akoma pa fillu tre lojtar. A thu ne ekipet e tona sa lendime do te kete? duke e pas parasysh qe kane kohe me u pergadit per 15 dite mas ni pauze gati tre mujore edhe duke e dite se ketu nuk jemi aq profesionista sa themi qe jemi, dhe per 15 dite nuk mjafton te pergaditesh fizikisht nje futbolliste plus asaj e dim ne sa marrim vitamina ne edhe si ushqehen futbollistat! Dhe mos te harrojm qe jemi duke e dite se cfare kushte edhe cfare zhveshtore i kemi qe nuk mundesh as 18 lojtar te jene ne to e lere me me pas distanc qe eshte e pamundur nje gje e till. Pak skuadra e kane zhveshtoren musafire qe i plotson kushtet normale, se per distance jo e jo!

– E pesta cka nese nje lojtare infektohet edhe pastaj e infekton edhe gjithe skuadren, pastaj te gjithe familjen ose e kunderta dikush nga futbollistat infektohet nga ndonje antar i familjes dhe ate e barte te skuadra ne stervitje. A duhet pastaj me u infektu shumica e ekipeve qe me u anulu ? Atehere cka do te thone ata qe insistojn me ja fillu kampionati? Ata nuk jane akteret kryesor ne fushe, jane futbollistat qe smunden me mbajt distance edhe nese te tjeret mbajn e jane me maska edhe me doreza, futbollistat keto nuk munden me i mbajt mbrenda ne fushe.

– Ka hala faktor te tjere qe nuk duhet me u zhvillu futbolli po keto ndoshta jane ma kryesoret qe i permenda. Mos te harrojm se nuk jemi as Gjermani, Angli, Spanje apo Itali, po jemi duke jetu ne Kosove! Ku ma shpejt te vjen pizza se sa ambulanca”. /Gazeta Olle/