Erdin Hashani e paralajmëron Llapin

Sot hapet xhiroja e dytë e Vala Superligës së Kosovës në futboll, e cila në përgjithësi do të sjellë sfida interesnate.

Takimi i vetëm i ditës luhet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Skuadra debutuese në Superligë, Vllaznia e Pozheranit, sfidon ekipin e Llapit.

Ndeshja fillon prej orës 16:30.

Erdin Hashani, futbollist i Vllaznisë, shpreson në fitore.  “Normal shpresojmë në një rezultat pozitiv. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe shpresoj që të jetë fatin në anën tonë në këtë ndeshje.

Se kundër Feronikelit nuk kishim fat, sepse bëmë një lojë shumë të mirë, por fatin se kishim në anën tonë”, tha Hashani. Mbrojtësi tha se ndeshja nga ndeshja dallon, por beson se me një lojë të mirë do të arrijnë trepikëshin e parë në elitë: “Ndeshja nga ndeshja dallon, nëse e shikojmë përparësinë, atëherë ndeshjen e fundit kemi luajt shumë mirë.  Është koha ta shijojmë fitoren e parë në Superligë”. A mendoni se humbja në Drenas iu ka motivuar edhe më tepër?

“Është motiv sepse nëse e shikojmë ndeshjen e parë me Feronikelin, ata ishin favoritë, por nëse e shikojmë kur filloi ndeshja dhe si rrjedhojë loja u pa që ne ishim më favoritë se sa ata për shkak të lojës që e bëmë dhe rasteve që i patëm, por ishim të pafat. Kështu që çdo ekip është e njëjtë nëse në çdo lojë hyjmë me seriozitet dhe me angazhim maksimal”, tha Hashani. Ku është rreziku më i madh nga rivali? “Mendoj që kanë individ të mirë dhe që janë të njohur në futbollin tonë. Mendoj që do t’i neutralizojmë individët më të mirë në skuadrën e tyre, por ne besojmë në grupin e lojtarëve sepse futbolli është loje kolektive e jo individuale”, thotë Hashani, shkruan Bota Sot.