Episod i çuditshëm në “San Siro”, Guardiola inkuadron në portë mbrojtësin Walker!

Një episod shumë interesant ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Manchester City.

Portieri i Cityt, Claudio Bravo, është ndëshkuar me karton të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u largua pasi pengoi sulmuesin Ilicic si lojtar i fundit.

Duke mos pasur portier rezervist, pasi Bravo kishte zëvendësuar paraprakisht Edersonin, Guardiola inkuadroi në portë mbrojtësin Walker.

Rezultati aktual në “San Siro” është i barabartë, 1:1. /Gazeta Olle/