Enrique: Urime tifozëve të Romës

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka bërë një urim shumë interesant pas ndeshjes kundër Juventusit. “Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e Romës.

Besoj që një pjesë e konsiderueshme e romanistëve janë të lumtur me këtë fitore sonte”, tha Enrique për “Sky Sport”.

Ju kujtojmë që ai para katër vitesh ishte trajner i Romës, ku megjithatë nuk arriti që të ketë aventurë të suksesshme. /Olle