Enrique: Ta mposhtim edhe Juventusin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka nisur të mendojë për Juventusin pas triumfit në Kupën e Mbretit. “Që nga nesër do të jemi me kokë në Berlin.

Ne duam të fitojmë kundër Juventusit. Duhet të jemi gati sepse finalja do të vjen shumë shpejtë”, deklaroi Enrique pas ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.

Këtë të fundit, Barcelona e mposhti me rezultat të pastër, 3:1. /Gazeta Olle