Enrique: Radhën e ka festa në Berlin

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka shpërthyer pas ndeshjes kundër Bayernit të Munichut, duke thënë që radhën për triumf e ka ndeshja e Berlinit.

“Objektivi i parë u arrit ndërsa synimi i radhës është që të bëhemi kampion të Evropës. Përshëndetje gjithë Berlinit”, deklaroi Enrique.

Kjo do të jetë finalja e parë e Championsit e Enriques në karrierën e tij si trajner. /Gazeta Olle