Enrique konfirmoi largimin, turp çfarë i kanë bërë futbollistët

Trajneri spanjoll falënderoi klubin, tifozët dhe lojtarët për bashkëpunimin në këto tre vite. I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit te Barcelonës, Josep Bartomeu, që shprehu zhgënjimin për largimin e Enrique.

Por, ajo që ka çuditur mediet në Spanjë, është mos reagimi i asnjë futbollisti të Barcelonës për largimin e Luis Enriqu, asnjë nga lojtarët nuk kanë bërë ndonjë postim në rrjetet sociale, për t’i shprehur falënderimet.

Disa nga ata kanë postuar vetëm për rrjedhën e ndeshjes me Gijon, duke mos e thënë një fjalë për trajnerin e tyre.