Enrique injoron me penalltinë e Ronaldos

Luis Enrique ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, në konferencën për shtyp para ndeshjes së vështirë me Sevillan.

Trajneri i Barcelonës tha se nuk e ka parë penalltinë, për të cilën u ndëshkua me karton të verdhë ylli portugez, me arsyetimin se kishte simuluar.

“Nuk e di çfarë ka bërë Cristiano Ronaldo, nuk e kam parë. Nuk dua të vlerësojë asgjë për këtë”, tha trajneri i Barcelonës. (Gazeta Olle)