Enrique befason me deklaratën e tij pas barazimit me Villarrealin

Luis Enrique beson se Barcelona meritoi tre pikë nga përballja me Villarrealin.

Villarreali ndali në barazim 1:1 Barcelonën në ‘El Madrigal’.

Trajneri Luis Enrique pas ndeshjes, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të vazhdojë luftën për titull, pavarësisht diferencës që tani kanë me liderët e Real Madridit.

“Ka edhe shumë lojë deri në fund. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Qëllimi ynë është që të vazhdojmë luftën në kampionat”,  ka deklaruar Luis Enrique pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Nuk jemi në situatën më të mirë, por nuk kam pse të kritikoi lojtarët. Ne merituam tre pikët”, ka shtuar ai.

Loading...