Enis Gavazaj po shkëlqen me Skënderbeun, por a do të largohet?

Më Skënderbeun aventura e tij nuk nisi mirë, hapësirat ishin të pakta, ndërkohë që edhe probleme me dëmtimet ka pasur.

Por gjithçka ndryshoi kur në krye të korçarëve erdhi Ilir Daja dhe për Enis Gavazajn gjithçka ndryshoi.

gavazaj

Talenti i tij as që diskutohej, por çdo futbollist kërkon minuta dhe pasi iu dhanë tregoi që mund të ishte një lider.

Momentalisht është ndër lojtarët më mirë të Skënderbeut, ndërkohë që para ndeshjes me Yong Boys ka folur në “Supersport”, ku rikujton dëmtimet në ndeshen e parë me zviceranët.

Në fokus ishte edhe ardhmja e mesfushorit, por edhe titulli kampion, që sipas Gavazajt nuk do të vonojë të shkojë në Korçë, pasi Skënderbeu është ekipi më i mirë.

Ai foli edhe për ndeshjen e radhës të Skënderbeut në Ligën e Evropës ndaj Yong Boys dhe takimin e parë ku pësoi një dëntim të rëndë në fytyrë.
“Ishte një ndeshje e nisur mirë nga unë dhe skuadra. Tentuam të fitonim, por nuk ia arritëm. Në atë ndeshje edhe u dëmtova, duke kaluar një periudhë të vështirë dhe qëndrova për më tepër se një muaj jashtë fushave. Besoj që tani jam rikuperuar plotësisht dhe do ta ndihmoj ekipin të arrijë rezultat pozitiv në Bernë. Skënderbeu kudo ku luan hyn në fushë për fitore. Pa dyshim që është zhgënjyes fakti që nuk mund të luajmë për kualifikimin në ndeshjen e fundit, por ne do të tentojmë me të gjitha forcat të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të synojmë që vitin tjetër të arrijmë diçka më tepër”, tha ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Prishtinës dhe Gentit, Enis Gavazaj.

gavazajj

Gavazaj foli edhe për të ardhmen. “Për aq kohë sa kam kontratë me ekipin mendoj vetëm për Skënderbeun, pastaj çfarë do të ndodhë më pas nuk e di. Për momentin po mendoj vetëm për paraqitje sa më të mira me ekipin”, potencoi Enis Gavazaj.

received_10156175593543641