Enis Bunjaki shklëqeu ndaj Fulhamit

Talenti kosovar, Enis Bunjaki, i cili javë më parë nënshkroi kontratë profesionale me ekipin e parë të Eintracht Fankfurtit, ka luajtur të shtunën mbrëma kundër Fulhamit.

17-vjeçari u aktivizua nga minuta 72 në fitoren 1:0 t skuadrës së tij. Ai pati një paraqitje mjaft të mirë, e cila u lavdërua edhe nga trajneri i Frankfurtit. Atij i mungoi vetëm goli.

“Luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë, që nuk na lejoi shumë, por këto ndeshje janë të rëndësishme për fazën përgatitore. Në pjesën e dytë aktivizova lojtarë të rinj, dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tyre”, tha Armin Veh. /Gazeta Olle/

enisii