Emocione të përziera për Dardan Berishën

Përballja me Poloninë do të jetë speciale për Dardan Berishën.

Përfaqësuesi i Kosovës kishte luajtur për Përfaqësuesen polake në të kaluarën dhe dueli në mes të këtyre dy ekipeve në shkurt të vitit 2018, në kuadër të kualifikimeve për “Botërorin 2018”, do të jetë e veçantë për basketbollistin pejan, shkruan sot gazeta Zëri.

“Ne e kemi një ekip të ri dhe për disa lojtarë është një sfidë e madhe për të luajtur në këtë nivel. Mendoj se ndaj Lituanisë dhe Hungarisë bëmë lojëra të mira. Është për keqardhje që nuk e fituam lojën me hungarezët sepse i kishim mundësitë tona”, ka thënë Berisha për mediet polake.

auto_Darda1512641770

“Unë e zgjodha Kosovën me zemër, por Polonia është shtëpia ime e dytë. Do të jetë një përballje me plot emocione. Jam kureshtar ta di se si do të shkojë ajo lojë. Jam i lumtur që do të takohem me ish-bashkëlojtarët. Do të jetë një ditë e rëndësishme e karrierës sime. Çfarëdo që të ndodhë, do ta kujtoj këtë lojë gjithmonë”, deklaroi Berisha, i cili së fundmi u largua nga Sigal Prishtina për t’iu bashkuar ekipit polak, CEZ Nymburk.

dardanberisha