Eminhaziri pas dënimit prej katër ndeshjeve: A e vrava ndokënd?

Sulmuesi i Gjilanit, Isa Eminhaziri, ka reaguar pas dënimit nga Komisioni Disiplinor, pas ndeshjes ndaj Lirisë.

Ai e konsideron të padrejtë dënimin prej katër ndeshjeve moslojë.

“Nuk e di pse jam dënuar me katër ndeshje, pas takimit me Lirinë. Nuk e di a e kam vrarë ndonjë futbollist apo çfarë. Ka pasur raste kur e kanë goditur gjyqtarin me grushte dhe janë dënuar me dy ndeshje, ndërsa unë pa e prekur gjyqtarin fare me katër ndeshje. Kjo është e papranueshme”, deklaroi Eminhaziri për “GazetaOlle.com”.

Liria-Gjilani ishte një sfidë me shumë tensione, që në fund u fitua nga prizrenasit 1:0.