Emery tregon reagimin e Xhakës kur i tregoi se nuk është më kapiten

Trajneri Unai Emery ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse Granit Xhaka do të paraqitet sërish në fanellën e Arsenal.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenal, pas zënkës me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Unai Emery të martën ka konfirmuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, teksa lojtari nuk është ftuar as për ndeshjen kundër e Ligës së Evropës, kundër Vitorias.

“Kam folur me Xhakën dhe ai nuk është më kapiten i grupit”, ka deklaruar Emery.

“Ia kam thënë këtë dhe ai ka pranuar vendimin tim. Dhe për mua kjo është e mbyllur”.

“Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën dhe ne kemi nevojë për më shumë kohë për të”.