Emery nuk e përjashton mundësinë që Xhaka të largohet në janar

Trajneri Unai Emery ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes nëse Granit Xhaka do të paraqitet sërish në fanellën e Arsenal.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka humbur shiritin e kapitenit te Arsenal, pas zënkës me tifozët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Unai Emery të martën ka konfirmuar se Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit, teksa lojtari nuk është ftuar as për ndeshjen kundër e Ligës së Evropës, kundër Vitorias.

Në pyetjen nëse Xhaka do të luajë sërish për Arsenalin, Emery është përgjigjur:

“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje të rëndësishme të shtunën”.

“Ne kemi për të marrë disa vendime. Jemi te fokusuar te ndeshja me Vitorian”.

“Ai është lojtari ynë, ne duhet ta respektojmë atë”, u shpreh ai.