Elshani: Në Prizren se luajmë bukur

Mesfushori i Feronikeli, Qemajl Elshani që më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e Drenicës ka folur për emocionet që i jep ‘Derbi i Drenicës’. Ai kërkon maksimumin nga shokët e tij. “Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë ashtu siç ishte edhe në fazën e dytë. Ata i përcjelli fati ndeshjen e kaluar, kurse ne në anën tjetër humbëm disa raste. Shpresojmë të bëjmë maksimumin për tre pikët dhe të vazhdojmë misionin tonë”, pohoi Elshani për Gazetaolle.com.

Ai thotë se ndyshimi i fushës nuk ka të bëjë me Drenicën. “Dihet se komponimi mjaftë i mirë i skuadrës nga shtabi teknik dhe Gani Sejdiu në veçanti ka sjell futboll të bukur nga ana e Feronikelit deri tani, dhe kështu me kërkesën e futbollistëve dhe trajnerëve kryesia e klubit na mundësoj që të ndërrojmë ambient që të zhvillojm atë lojë te cilën ne dimë. Jemi mirenjohës ndaj tyre për ndihmën që na dhuruan, të rrijnë të qetë se kjo nuk është kundër tyre ose diçka tjetër”.

Elshani nuk e sheh e kë e ka përpara dhe do tri pikë drejt rrugës për titull.“Unë gjithmonë pretendoj të jap maksimumin aty ku luaj dhe ajo që më kënaq me së shumti janë fitoret dhe arritja e objektivave të klubit që është titulli i kampionit”, përfundoi Elshani.