Eliminohet edhe Shala

Mundësi nga Kosova, Edon Shala është ndeshur me mundësin nga Rusia, Abdusalam Gadisov, në kuadër të Lojërave Olimpike Evropiane “Baku 2015”.

Ndeshja është dominuar nga mundësi rus, i cili në fund e mposhti kosovarin me rezultat 4:0.

Kështu, Shala eliminohet në 1/8 e finales, duke mos vazhduar tutje në kategorinë 97 kilogramë.